Carovska: Pagat janë rritur për më shumë se 106 mijë të punësuar

Maqedonia

Carovska: Pagat janë rritur për më shumë se 106 mijë të punësuar

Më: 24 janar 2020 Në ora: 19:51
Mila Carovska

“Për pagën e dhjetorit kemi rritje tek më shumë se 106 mijë punonjës në shtetin tonë, me çka është realizuar qëllimi mes 20 dhe 25 për qind nga të punësuarit në sektorin real të marrin rritje të pagave nga 600 deri në 6.000 denarë në bazë të masës për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave”.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Mila Carovska, e cila së bashku me drejtoreshën e DAP-it Sanja Lukarevska sot i vizitoi hapësirat e kompanisë “Dauti komerc” në Saraj, e cila është shfrytëzuese e masës për subvencionimin e rritjes së pagave.

“E realizuam targetin të cilin e vendosëm për vetëm dy muaj. Pres që kjo masë edhe më tej t’i realizojë pritjet dhe gjatë tërë vitit këta punonjës i marrin mjetet më të larta. Shuma mujore e mjeteve të ndara nga Buxheti për këtë masë, që direkt transferohen në fondet për sigurim shëndetësor dhe invalidor është 200 milionë denarë. Për pagën e dhjetorit janë paguar diçka më shumë se 150 milionë denarë, që do të thotë se ende kemi mundësi për përfshirje të punonjësve në kuadër buxhetore”, deklaroi Carovski.

Ajo tha se pritjet janë të realizueshme dhe presim në raportet statistikore që të tregohet se rritja e pagave ka tendencë të mirë, të përshpejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat