MSH: Rritet numri i pacientëve me sklerozë të shumfishtë

Maqedonia

MSH: Rritet numri i pacientëve me sklerozë të shumfishtë

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në bashkëpunim me organizatat qytetar po punon për të përmirësuar kujdesin e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë.

“Në vitin 2019, është rritur numri i pacientëve të trajtuar me trajtimin inovativ Ocrelizumab dhe atë prej nëntë pacientëve të cilët ishin në trajtim me këtë terapi, tani e njëjtën e pranojnë gjithsej 43 pacientë me këtë diagnozë. Ilaçet për sklerozën janë në dispozicion për më shumë pacientë. Aktualisht, 534 pacientë janë duke u trajtuar, çka është një rritje prej 47 përqind krahasuar me periudhën para dy vjetëve (362)”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Administrimi i barnave inovative, shtojnë nga atje, mund të kontrollojë përparimin e sëmundjes, dhe për herë të parë në shëndetin publik është siguruar hapësirë e veçantë, ku këta pacientë me mbikëqyrje të përshtatshme mjekësore marrin terapi infuzive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat