Paraburgim për tre persona në Veles

Maqedonia

Paraburgim për tre persona në Veles

Më: 25 janar 2020 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Në stacionin policorë në Veles dje janë arrestuar I.T. (20) D.T (28) dhe M.T. (49) nga fshati Karaslari i Poshtëm, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale “vrasje” të babait të tyre dhe burrit të Z.T. (58), ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake iu caktoi masën e paraburgimit.

Sipas MPB, më 19 janar të këtij viti M.T, gruaja e Z.T, paraqiti se ai kishte vdekur në shtëpinë e saj, pas së cilës iu është bërë kontrolle dhe konstatuar vdekja nga ana e mjekut pa shenja të dhunës, ndërsa prokurori publik ka dhënë urdhër të kryerjes së autopsisë.

“Pas autopsisë së trupit, u përcaktua se vdekja ka ndodhur si pasojë e zënies së frymës (mbytje), pas së cilës nga ana e policisë nga Departamenti i policisë kriminale, sektori i krimeve të përgjithshme dhe të dhunshme në kuadër të Ministrisë së Brendshme dhe SPB Veles morën masa dhe aktivitete për të pastruar rastin dhe kanë arrestuar M.T.(gruaja e Z.T.) dhe I.T. dhe D.T. (djemtë e Z.T).

Pas sigurimit të provave, ato iu dorëzuan Prokurorisë Publike, pas së cilës ato u sollën para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Veles, ku gjyqtari iu caktoi masën e paraburgimit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat