A do të sjell përfitime për pacientët legalizimi i kanabisit në Maqedoni? - Bota Sot
A do të sjell përfitime për pacientët legalizimi i kanabisit në Maqedoni?

Maqedonia

A do të sjell përfitime për pacientët legalizimi i kanabisit në Maqedoni?

Më: 25 janar 2020 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Ndërsa qeveria dhe opozita me javë diskutojnë propozim ligjinj e ri për kultivimin e kanabisit që mund të eksportonte lule të thata, pacientët në vend nuk kanë pasur as më parë as tani ndonjë përfitim, argumentojnë nga Shoqata “Alternativa e Gjelbër”.

“Dhe në ligjin e kaluar dhe tani pacientët për fat të keq janë përdorur si një justifikim për të kaluar ligjin. Dhe në realitet, pacientët nuk kanë shumë dobi. Edhe ndryshimet e fundit në ligj parashikojnë kufizime të tjera për pacientët, kështu që ato janë në gjendje më të keqe shëndetësore” tha Filip Dostovski për “Sitel”, kryetar i Shoqatës.

Megjithëse shteti në vitin 2016 lejoi mjekët që të përshkruajnë vaj të kanabisit dhe pacientët me sëmundje onkologjike dhe neurologjike ta blejnë atë në mënyrë të ligjshme në barnatore, opinioni nuk dëgjoi të dhëna zyrtare nga autoritetet se sa të sëmurë kanë përdorur vaj të tillë, dhe as sa reçeta të lëshuara.

“Ne nuk kemi asnjë informacion se sa njerëz përdorin vaj të ligjshëm siç është në dispozicion në barnatore, as çfarë ndodh me ligjin, duke u përpjekur ta përfundojmë atë pas dyerve të mbyllura. I gjithë faji është i shtetit, kështu që, sipas informacionit tim, 90% dhe 95% të vajit të përdorur nga pacientët është nga tregu i zi, ndërsa ajo që merret nga farmacitë është një përqindje shumë e vogël”, tha Dostovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat