OBRM-PDUKM: Do të përgjigjen të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Do të përgjigjen të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:58
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM theksojnë se Zoran Zaev me masa të posaçme hetimore dhe në vitin 2014 është i dyshuar për kryerje të veprës penale.

“Ka bisedime në Prokurorinë Publike në të cilat Zoran dhe vëllai i tij Vice Zaev organizojnë një shoqatë kriminale e cila është e përfshirë në krimin zgjedhor.

I gjithë opinioni në Maqedoni kishte mundës për të disatën herë të shikojë fytyrën e vërtetë të kriminelit të falur të Zoran Zaevit. Media italiane “La Verita” edhe njëherë ka zbuluar karakterin kriminal të Zaev”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se Zoran Zaev në vitin 2014 si drejtues i LSDM-së dhe kryetar i Komunës së Strumicës së bashku me vëllanë e tij Vice ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në korrupsionin zgjedhor, blerje e votave, kërcënimet, shantazhet dhe presionet. Me një fjalë, ata ishin pjesë e krimit zgjedhor, një veprim që nuk është i vjetëruar. Zoran dhe Vice Zaev dakordojnë hakmarrje ndaj atyre që smendojnë njëjtë.

“Vetëm disa ditë më parë, u publikuan pamje e plota të rastit “Ryshfeti”, e cila konfirmoi se Zaev kërkoi qindra mijëra euro nga një biznesmen nga Strumica për një punë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat