Theret me thikë një 15-vjeçar nga Tetova

Maqedonia

Theret me thikë një 15-vjeçar nga Tetova

Më: 26 janar 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetëvjeçari nga Tetova është therur me thikë prej një 16-vjeçar nga Reçica e Vogël mbrëmë pas një diskutimi dhe përplasjes fizike.

Nga MPB theksojnë se dje rreth orës 19:05 është paraqitur se në Tetovë në rrugën “Ilindenska” në klubin e bilardos 16-vjeçari nga fshati Reçicë e Vogël, pas pas përplasje verbale dhe fizike me thikë ka therur 15-vjeçarin nga Tetova.

I lënduari i mitur është dërguar në Spitalin Klinikë të Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore.

I dyshuari 16-vjeçar është arrestuar nga policia dhe është dërguar në stacionin policorë. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat