Automjeti i Kryqit të Kuq del nga rruga në Vodno

Maqedonia

Automjeti i Kryqit të Kuq del nga rruga në Vodno

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Një veturë e Kryqit të Kuq dje ka dalë nga rruga sipër vendpushimit për fëmijë të Vodno

Ekipi i Kryqit të Kuq po shkonte për të shpëtuar një person të dëmtuar në shteg, i cili më vonë u tërhoq nga zjarrfikësit, thonë nga Ministria e Brendshme.

“Më 25.01.2020 në orën 15:35 T.B. nga Kryqi i Kuq në SPB Shkup ka paraqitur se sipër vendpushimit të fëmijëve në Vodno, derisa po mundoheshin të arrijnë deri tek i personi i lënduar, automjeti i Kryqit të Kuq “Dacia Daster” ka dalë nga rruga dhe nuk kanë pasur mundësi që të arrijë deri tek personi i lënduar.

Nga ekipet e Njësisë së Zjarrfikësve i lënduari G.S. (52) nga Shkupi është nxjerrë, me çka është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” për dhënien e ndihmës mjekësore, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore që i ka marrë duke lëvizur nëpër Vodno”, deklarojnë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat