Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë dy seanca

Më: 27 janar 2020 Në ora: 09:52
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdoj seancën e 126-të dhe të 130-të kuvendore në rend dite të së cilave janë shumë vendime ligjore me procedurë të shkurtuar.

Deputetët në kuadër të seancës së 126-të duhet ta shqyrtojnë Propozim programin për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2020, si dhe shumë ligje me procedurë të shkurtuar mes të cilëve edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, të Ligjit për familje, të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare, të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe të burrave, të Ligjit për sigurim vullnetar kapital, financiar pensioanl, të Ligjit për sigurim të obligueshëm kapital financiar pensional.

Në rend dite të seancës janë edhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagesën e pensioneve dhe kompensimeve pensionale nga sigurimi kapital financiar pensional , të Ligjit për punësimin e personave me invaliditet, të Ligjit për organizatat e invalidëve, të Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, të Ligjit për vullnetarizmin, të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë dhe të Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës, të gjitha me procedura të shkurtuara.

Në kuadër të seancës së 130-të, megjithatë, duhet të shqyrtohen shumë zgjidhje ligjore mes të cilave edhe Propozim ligjet për huamarrje tek Banka ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore për financim të Projektit për administrim të sigurimit social dhe për Projektin për modernizimin e bujqësisë, që të dy me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve do të jenë edhe propozim ligjet për shlyerjen e interesit dhe riprogramim të borxheve dhe shpenzimeve të personave fizikë, për shlyerjen e interesit dhe riprogramim të ndërmarrjeve publike, për subvencionimin e shujtës studentore dhe për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat