Arsovski: Prokurori publikë të hap kallëzim penal kundër Kacarskës

Maqedonia

Arsovski: Prokurori publikë të hap kallëzim penal kundër Kacarskës

Më: 27 janar 2020 Në ora: 18:49
Dimçe Arsovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski theksoi se “gjyqësori Kacarska” sot është demaskuar plotësisht.

Ai tha se janë rrëzuar maskat e drejtësisë “Louis Vuitton”, jo nga një dëshmitar biografi të dyshimtë, por nga një prokuror që procedon me lëndë aktive.

“Sipas dëshmisë së dëshmitares Lile Stefanova, prokurore në rastin “Perandoria”, gjyqtarja Dobrila Kacarska kontaktoi direkt tani të dyshuarën Katica Janeva për të ndikuar në hetimet. Prokurorja Stefanova, nën përgjegjësinë e plotë morale dhe ligjore, dëshmoi sot se Dobrila Kacarska ishte vazhdimisht e pranishme derisa po vendosej për paraburgimin e të dyshuarit në rastin “Perandoria” dhe se është interesuar për rrjedhën e procedurës.

Ky është një abuzim klasik i pushtetit dhe mandatit që ka një gjykatës, gjegjësisht Dobrila Kacarska”, tha Arsovski.

OBRM-PDUKM i bën thirrje prokurorit publik që të mos heshtë, të mos hiqej si i verbër para të këtyre ngjarjeve dhe të hap kallëzim penal kundër gjyqtare Dobrila Kacarska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat