Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore

Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë së Veriut zhvillohet pa ndalesa. Mjegull ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Shtip, Demir Kapi dhe në Strumicë.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër fushëgropa të caktuara me mjegull në mëngjes. Do të fryej erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë kohëpaskohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut, nëpër male borë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat