LSDM: Dita e fundit që OBRM-PDUKM-ja të vendosë në mes krimit ose Ligjit për PP-në

Maqedonia

LSDM: Dita e fundit që OBRM-PDUKM-ja të vendosë në mes krimit ose Ligjit për PP-në

Më: 28 janar 2020 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, i bën thirrje partisë opozitare OBRM-PDUKM që ta mbështesë Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili është futur në procedurë kuvendare.

Nga LSDM thonë se kjo është thirrja e fundit për OBRM-PDUKM-në që të ndalojë ta mbajë vendin peng.

“Mickoski e ka të qartë që zgjidhja ligjore e forcon luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe e garanton integrimin euroatlantik të shtetit. Por, kjo nuk i konvenon pasi ligji e ndalon pikërisht krimin nga radhët e tyre”, thonë nga LSDM.

Ata thonë se OBRM-PDUKM-ja së bashku me funksionarët e dyshuar dhe të akuzuar, bëjnë gjithçka që ta rrezikojnë shtetin e së drejtës dhe sundimin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat