Zhbogar: Ligji për Prokurorinë Publike duhet të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit

Maqedonia

Zhbogar: Ligji për Prokurorinë Publike duhet të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:34
Samuel Zhbogar

Euro-ambasadori Samuel Zhbogar thotë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me refromat në fushat kyçe dhe se Ligji i ri për Prokurorinë Publike duhet të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit.

“Vendi duhet të vazhdoj ta demonstrojë përkushtimin e vet ndaj reformave në fushat kyçe. Shpresojmë se Ligji i ri për Prokurorinë Publike do të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit”, thotë Zhbogar.

Propozim-ligji që ndodhet në tryezë, sipas Zhbogar, është bazë e mirë për sjelljen e një vendimi konsensual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat