Kate Marie Byrnes: Ligji për Prokurorinë është kyç për shfaqjen e gatishmërisë për integrim në BE

Maqedonia

Kate Marie Byrnes: Ligji për Prokurorinë është kyç për shfaqjen e gatishmërisë për integrim në BE

Më: 28 janar 2020 Në ora: 20:17
Kate Marie Byrnes

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Byrnes thotë se Ligji për Prokurorinë do të jetë vendimtar për Maqedoninë e Veriut për të dëshmuar përkushtimin për anëtarësimin në BE.

Ajo bëri thirrje të vazhdohet me reforma në mënyrë që të ndërtohen institucione më të pavarura dhe të përqendrohen në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Kur flasim për shfaqjen e gatishmërisë nga Maqedonia e Veriut për integrim në BE, mendojmë në miratimin e Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike”, thotë Byrnes.

Sipas saj, me miratimin e këtij ligji do të dëshmohet se në këtë moment kritik, Maqedonia e Veriut përkushtohet në luftimin kundër korrupsionit dhe se kjo duhet të jetë politikë mbipartiake.

Çështja e PSP-së, sipas saj duhet të vazhdojë.

“Qytetarët presin dhe meritojnë të shohin, se ata që kanë keqpërdorur besimin duhet të përgjigjen dhe se gjyqësia është e njëjtë për të gjithë”, tha Byrnes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat