Spasovski në takim me komunitetin malazez: S’ekzistojnë bashkësi të mëdha dhe të vogla, të gjithë janë pjesë e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”

Maqedonia

Spasovski në takim me komunitetin malazez: S’ekzistojnë bashkësi të mëdha dhe të vogla, të gjithë janë pjesë e konceptit “Një shoqëri për të gjithë”

Më: 28 janar 2020 Në ora: 22:05
Oliver Spasovski

Kryeministri Oliver Spasovski, i shoqëruar nga zëvendësministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, Nexhad Mehmedoviq u takua me përfaqësuesit e komunitetit malazeze në vend. Spasovski u prit nga kryetari i këtij komuniteti, Boris Popivoda, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në takim, krahas përfaqësuesve të komunitetit malazez mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Malit të Zi në vendin tonë, Marija Petroviq.

“Sot jemi këtu për të dëshmuar se çdo bashkësi në shtetin tonë është me rëndësi të veçantë dhe të barabartë. Nuk ekzistojnë bashkësi të mëdha dhe të vogla, siç nuk ekzistojnë qytete të mëdha dhe të vogla. Gjithsecili është i rëndësishëm. Bashkësia malazeze në Maqedoninë e Veriut është mjaft e vlerësuar dhe e ka mbështetjen e Qeverisë. Ne jemi popuj miqësorë dhe shtetet tona nuk kanë çështje të hapura”, tha kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se kjo vizitë dhe takim është pjesë e konceptit të Qeverisë, me të cilin dëshmohet se të gjitha bashkësitë janë të rëndësishme në ndërtimin e shoqërisë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët dhe dëshmohet se vlerat evropiane për respektim, solidaritet dhe mosbërjen e dallimit midis njerëzve të bashkësive të ndryshme etnike implementohen dhe është realizuar koncepti për jetesën e të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat