LSDM: Masat për subvencionimin e rritjes së pagave, japin rezultate të shkëlqyera

Maqedonia

LSDM: Masat për subvencionimin e rritjes së pagave, japin rezultate të shkëlqyera

Më: 29 janar 2020 Në ora: 09:56
Foto

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se deri tani pagat janë rritur për mbi 106 mijë të punësuar.

Nga LSDM thonë se masa për subvencionim të pagave për kompanitë, tregon rezultate të shkëlqyera.

“Për 2,5 muaj mbi 106.000 të punësuar marrin pagë më të madhe, ndërsa pritet rritje e numrit të të punësuarve me paga më të larta. Për masën, për të cilën në buxhet janë parashikuar 39 milion euro, deri tani kanë aplikuar mbi 20 mijë kompani”, thonë nga LSDM.

Ata theksojnë se do të vazhdojnë të investojnë në kapitalin njerëzor, te qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe më shumë para në buxhetet familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat