Lila Filipovska dëshmon për rastin “Haraçi”, tregon lidhjen e saj me “Boki 13”

Maqedonia

Lila Filipovska dëshmon për rastin “Haraçi”, tregon lidhjen e saj me “Boki 13”

Më: 29 janar 2020 Në ora: 12:02
Lila Filipovska

“Nuk jemi zënë, por nuk jemi më miq me Boki 13”. Kështu e filloi dëshminë e saj prezantuesja Lila Filipovska, e cila ishte ftuar të tregojë versionin e saj në lidhje me rastin “Haraçi”.

Ajo tha se Boki 13 e njeh që nga mosha 15-vjeçare, por që tani nuk janë miq.

Filipovska tha se ka dhënë donacion 25 mijë euro donacion për 1TV, e cila ka qenë nën pronësi të Bojan Jovanovskit, i njohur si Boki 13.

Ajo gjithashtu tha se ka dhënë 500 mijë denarë hua për “BMJ Media Group”, kompani nën pronësi të 1TV.

Filipovska tha se asnjëherë nuk ka marrë para nga kjo kompani, por vetëm ka dhënë, pasi siç tha, ka dashur ta ndihmojë televizionin.

Ndryshe, Lila Filipovska ishte me Boki 13, kur ai më 15 korrik tentoi ta kalojë kufirin me një çantë me para.

Për këtë ajo tha se kanë qenë duke shkuar për pushim në Mikonos.

Jovanovski u arrestua në kalimin kufitar “Bogorodica”.

Filipovska në shtator u ftua si dëshmitare nga shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Villma Ruskovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat