E pazakontë, Ali Ahmeti për herë të parë u drejtohet deputetëve nga foltorja e Kuvendit

Maqedonia

E pazakontë, Ali Ahmeti për herë të parë u drejtohet deputetëve nga foltorja e Kuvendit

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:28
Ali Ahmeti

Në pritje të votimit të ratifikimit të Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ndoshta edhe për herë të parë në histori, përmes foltores së Parlamentit iu drejtua deputetëve.

Ahmeti nga foltorja përcolli fjalë miradie për Qeverinë në të cilën partia e tij mori pjesë në këtë periudhë gati katër vjeçare, duke përmendur edhe meritat e partisë së tij në këtë proces.

Fjalimi i Ali Ahmetit në foltore ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale, për shkak se ai nuk e frekuenton shpesh parlamentin por edhe kur vjen, nuk kërkon fjalë nga krye parlamentari.

Në Kuvend pasdite ka filluar seanca solemne për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Pas ratifikimit është planifikuar ceremoni e ngritjes së flamurit të NATO-s para Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat