Një shtetas i Maqedonisë po mbahet në spital të Japonisë pasi që dyshohet se është prekur nga virusi famëkeq

Maqedonia

Një shtetas i Maqedonisë po mbahet në spital të Japonisë pasi që dyshohet se është prekur nga virusi famëkeq

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 15:51

Ministria e Shëndetësisë në Japoni vazhdon me marrjen e masave për ndalimin e shpërndarjes së “koronavirusit”.Informacionet e fundit, të cilat i shpërndau Ministria e Shëndetësisë, flasin për një shtetas të Maqedonisë të prekur nga koronavirus.

Nga ministria thanë se informacionet që i kanë marrë nga autoritetet Japoneze personi i prekur ka qenë pjesë e anijes “Diamond Princess”, që është e bllokuar në Jakohoma të Japonisë dhe për momentin është për kurim në shtëpinë e shëndetit në Japoni.

“Janë vërejtur simptoma të koronavirusit tek një shtetas i Maqedonisë i cili për momentin është hospitalizuar në shtëpinë e shëndetit në Japoni. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio, është në komunikim me shtetasin e Maqedonisë.

Përpos asaj, ambasada është në kontakt të vazhdueshëm edhe me dy shtetasit e tjerë të cilët janë ende të bllokuar në anijen në Jokllahoma dhe të cilët thonë se ndjehen mirë dhe se deri më tani nuk kanë pasur ndryshim të gjendjes shëndetësore, nuk kanë simptoma të cilët tregojnë se janë të prekur nga koronavirus”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë në Japoni vazhdon me marrjen e masave për ndalimin e koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat