Arsovski: Ulet numri i votuesve maqedonas në zonën gjashtë

Maqedonia

Arsovski: Ulet numri i votuesve maqedonas në zonën gjashtë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:02
Petar Arsovski

Në bisedë me televizionin “Telma”, analisti politik Patar Arsovski thotë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë një fitore mini politike për BDI-në.

“Me rishikimin e zonës së pestë dhe të gjashtë, votat maqedonase zhvendosen në të pestën, gjë që zvogëlon numrin e votave të maqedonasve në zonën e gjashtë”, thotë Arsovski.

Komunat e Dibrës dhe Mavrovë-Rostushë në vend që në zonën e gjashtë do të jenë në zonën e pestë, këtë vendim e mori Kuvendi me 75 vota “për”.

Sipas rekomandimit të OSBE-së, kufijtë e zonës së gjashtë duhet të ndryshohen, pasi që një zonë zgjedhore nuk mund të ketë 5% më shumë votues se tjerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat