Xhaferi nënshkruan vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare

Maqedonia

Xhaferi nënshkruan vendimin për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 20:48
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve, të cila sipas dakordimit duhet të mbahen më 12 prill

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sot pasdite u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ndërsa pastaj Xhaferi duke respektuar afatet për mbajtjen e zgjedhjeve më 12 prill e nënshkruajti vendimin.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pret dokumentin zyrtar nga Talat Xhaferi, me çka pastaj në orën 10:30 minuta do të mbaj seancë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat