Blerim Sejdiu uron pavarësinë e Kosovës

Maqedonia

Blerim Sejdiu uron pavarësinë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka uruar përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Sejdiu ka përkujtuar sakrificën e heronjve që dhanë shumë për pavarësinë e vendit, duke bërë edhe thirrje për bashkëpunim me qëllim të forcimit të dy shteteve në rajon.

Postimi i plot ne facebook:

 

Urime përvjetorin e 12-të Kosovë????

Në këtë datë kaq të rëndësishme për shtetin e Kosovës, kujtojmë betejën dhe rrugëtimin e vëllezërve tanë përgjatë procesit të shtetformimit, dhe sakrificën e heronjve që mundësuan të gëzojnë pavarësinë pasardhësit dhe brezi i ri i kombit shqiptar.

Qoftë dekada e dytë përplot me bekime dhe fitore të reja në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt procesit të eurointegrimit, duke dëshmuar pjekuri politike, gatishmëri, vullnet për bashkëpunim reciprok, për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat