Ambasdorja amerikane uron Kuvendin

Maqedonia

Ambasdorja amerikane uron Kuvendin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:13
Foto Ilustrim

Pas votimit të ligjit për Prokurorinë Publike dhe miratimit të ligjeve me rëndësi dhe shpërbërjes së Kuvendit, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoni, Kejt Mery Bërns.

Ajo ka uruar aktivitetet e përbërjes parlamentare të shpërbërë në 3 vitet e fundit i cilëson si të suksesshme, duke përmendur këtu protokollin për anëtarësim në NATO, marrëveshjen e Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, miratimin e ligjeve për Agjenci për siguri nacionale, ligjin për gjuhët, ndryshimet në ligjin për mbrojtje, ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe së fundmi ligjin për Prokurori Publike.

“Pas shpërbërjes së përbërjes së nëntë parlamentare në histori të Maqedonisë së Veriut, do të doja që të përshëndes suksesin e arritur në tre vitet e fundit. Ky sukses i përfshinë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e saj deri në fund, marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, miratimin e ligjeve për Agjencinë për Siguri Nacionale, ligjin e gjuhëve, ndryshimet në ligjin për mbrojtje, ligjin për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, si dhe ligjin për Prokurori Publike.

Këto ndryshime e pasqyrojnë përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt reformave të cilat zbatohen për shkak të mirës për qytetarët e saj dhe të ardhmen e saj të sigurt transatlantike”, ka theksuar ambasadorja Bërns.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat