Shënohet 25 vjetori i ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës

Maqedonia

Shënohet 25 vjetori i ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 15:37
Universiteti i Tetovës

Universiteti i Tetovës me disa ngjarje e ka shënuar 25-vjetorin e ligjëratave të para, që janë mbajtur në vitin 1994. Në UT u mbajt ceremoni solemne, me çka Nebi Dervishi mbajtur orë historike, ndërsa fjalim pati edhe Ibish Kadriu – dekan në fakultetin filozofik.

“Më 15 dhe 16 shkurt 1994 në fshatin Poroj dhe Reçicë e Madhe, në shtëpi private janë mbajtur ligjëratat e para. Në ato shtëpi janë formuar fakulteti për gjuhë shqipe, pedagogjia, për gjuhë angleze dhe historia. Në ligjëratat e para kanë marrë pjesë 29 studentë. Këto janë data historike në arsimin universitar në gjuhën shqipe”, tha profesori i historisë Nebi Dervishi.Më herët kuadri mësimdhënës së bashku me rektorin Vullnet Ameti, e vizituan varrin e rektorit të parë Fadil Sulejmani, si dhe Muzeun e Universitetit në Poroj.

Në janar 2004 Universiteti i Tetovës u legalizua me miratimin e ligjit nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Mësimi në këtë universitet kryesisht është në gjuhën shqipe, por edhe në atë maqedonase dhe angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat