Kuvendi në ikje, dhjetëra shkelje nga Talat Xhaferi

Maqedonia

Kuvendi në ikje, dhjetëra shkelje nga Talat Xhaferi

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 18:08
Talat Xhaferi

Pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, Talat Xhaferi ka dekretuar 12 prillin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Përbërja e deritanishme parlamentare do të mbahen mend për shkelje të shumta, të cilat nuk munguan as në seancat e fundit. Ligji për këshillin e prokurorëve u miratua pa Badenter, ndërsa polemika e tensione shkaktoi edhe anulimi i votimit të ligjit për prokurorinë.

Gjatë mandatit të Xhaferit si kryetari i Parlamentit mbahen mend dhjetëra shkelje të tjera procedurale si mos thirrja e 5 interpelancave për ministra të Qeverisë Zaev, mos procedimi i kërkesës për shqyrtimin e punës së PSP-së, keqpërdorimi i yllit evropian, koordinimi pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare, e shkelje tjera. Xhaferi pranoi se ka bërë gabime të cilat siç tha nuk nënkuptojnë edhe fundin e botës.

Ekspertët vlerësojnë se Kuvendi për tre vjet sa ka qenë nën udhëheqjen e Talat Xhaferit, ka bërë dhjetëra shkelje procedurale.

“Njollë kanë lënë amnistia, keqpërdorimi yllit të BE-së dhe procedura e shkurtuar e miratimit të ligjeve. Është rritur numri i ligjeve të miratuara gjë që e bën çdo shumicë parlamentare para zgjedhjeve, por që qytetarët nuk e kanë idenë çka votohet”, tha për Alsat, Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci “Societas Civilis”.

Shkelje tjetër përbën edhe mos-miratimi i Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik me shumicë badenteri ashtu siç rekomandon amendamenti X i Kushtetutës dhe neni 11 i Ligjit të Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive. Akti më i lartë juridik kushtëzon votimin me badenter të ligjeve në të cilët aplikohen dispozita për përdorimin e gjuhëve.

Ligji për shërbime mediatike u votua me shumicë badenteri, gjë që forcon argumentet se edhe ai për Këshillin e Prokurorëve kërkonte mazhorancë të deputetëve nga etnitë jo shumicë në vend. Për më tepër, gjatë diskutimit të ligjit, përfaqësues i Qeverisë në këtë ligj mbi organin që kontrollon punën e Prokurorive, ishte zëvendësministri i Vetëqeverisjes lokale në vend të ministrit ose zëvedësministrit të Drejtësisë.

Gjatë mandatit të Xhaferit si kryetari i Parlamentit mbahen mend dhjetëra shkelje të tjera procedurale si mos vendosja në rend dite e kërkesës së opozitës për shpërndarjen e Kuvendit, nën arsyetimin se opozita ka gabuar emrin e shtetit, shkarkimi i Rashella Mizrahit vetëm me kërkesë të Qeverisë pa arsyetim ashtu siç parashikohet me ligj, mos thirrja e rreth 5 interpelancave për ministra të Qeverisë Zaev, mos procedimi i kërkesës për Komision anketues për shqyrtimin e punës së PSP-së, koordinimi pa përfshirjen e të gjitha grupeve parlamentare dhe radhitjet për pyetje deputetësh në disfavor të deputetëve që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare.

Në prononcimin e fundit nga foltorja e Kuvendit, Xhaferi kërkoi falje për gabimet e bëra, ndërsa lidhur me shkeljet procedurale të seancës mbi Ligjin për Këshillin e Prokurorëve. Xhaferi pranoi se ka gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat