Zbulohen 32 emigrantë afër Radovishit

Maqedonia

Zbulohen 32 emigrantë afër Radovishit

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 20:25

Në rrugën lokale midis fshatrave Kallugjericë dhe Podaresh, në rajonin e Radovishit, mbrëmë rreth orës 19.30 nëpunësit policorë të Stacionit Policor Radovish ka gjetur një automjet transportues “Ford tranzit” me targa të Gostivarit ku ka pasur 32 emigrantë, bënë të ditur nga SPB Strumicë.

Nga emigrantët e gjetur nëntë kanë qenë në Afganistani, 14 nga Pakistani, shtatë nga Egjipti, një nga India dhe një nga Turqia.

“Shoferi ka ikur nga vendi para ardhjes së patrullës policore, ndërsa me urdhër të prokurorit publik emigrantët do të vendosen në Qendrën e Pranimit për të Huaj “Gazi babë” në Shkup dhe në Qendrën Transitore të Pranimit “Vinojug” në Gjevgjeli”, shtohet në kumtesën e policisë.

Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat