Dimitrov për vizitë zyrtare në Spanjë, në tryezë edhe ratifikimi Protokollit për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Dimitrov për vizitë zyrtare në Spanjë, në tryezë edhe ratifikimi Protokollit për anëtarësim në NATO

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 09:47
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër më 19 shkurt do të jetë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës me ftesë të ministres spanjolle të Punëve të Jashtme, BE dhe bashkëpunim, Arancha González Laya.

“Në agjendën e bisedimeve të dy ministrave do të jenë çështjet e përfundimit të procesit të ratifikimit të Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, nga ana e Kuvendit spanjoll, bashkëpunimi në kuadër të procesit euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe avancimi i marrëdhënieve bilaterale”, njoftojnë nga MPJ.

Në kuadër të vizitës së tij në Madrid, ministri Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Asamblesë kuvendare tv Kuvendit Spanjoll, Mirchel Batet.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut për shkak të zgjedhjeve kuvendare javën e kaluar para kohe miratoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO, kurse ratifikimi do të vlejë pas publikimit në ‘Gazetën zyrtare’ kur Kuvendi spanjoll do të votojë ratifikimin si vend i fundit anëtar i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat