MPB ka gjithsej 3600 pasaporta të Maqedonisë, deri në mars do të jepen vetëm për rastet urgjente - Bota Sot
MPB ka gjithsej 3600 pasaporta të Maqedonisë, deri në mars do të jepen vetëm për rastet urgjente

Maqedonia

MPB ka gjithsej 3600 pasaporta të Maqedonisë, deri në mars do të jepen vetëm për rastet urgjente

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Naqe Çulev, në konferencë pë shtyp përsëri akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme, tanimë kryeministër teknik Oliver Spasovski.

Çulev tha se ministria që drejtohen ai ka evituar problemin me letërnjoftimit, por problemi i pazgjidhur mbetet ai me pasaportat.

Fajin, sipas Çulev e ka ish-ministri i MPB-së, Oliver Spasovski i cili nuk ka bërë më kohë porosinë për furnizimin e pasaportave të reja.

“Termini për pasaporta është stopuar, për momentin me pasaporta do të mund të pajisjen vetëm aplikantët me procedurë të shpejtë. MPB-ja disponon me vetëm edhe 3600 deri 3700 pasaporta, një pjesë e tyre rreth 650 u takojnë personave që kanë aplikuar me procedurë të shpejtë, ndërsa pasaportat e tjera do të rruhen për raste urgjente shëndetësore”, tha Çulev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat