Spasovski-Sassoli: Reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim

Maqedonia

Spasovski-Sassoli: Reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt nisjes së bisedimeve për anëtarësim

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 13:46
Oliver Spasovski dhe Davide Sassoli

Kryeministri Oliver Spasovski sot realizoi takim ke kryetarin e Kuvendit Evropian, Davide Sassoli.

Në takim, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kryetari i Kuvendit Evropian, Sassoli dha përkrahje të plotë ndaj të gjithë hapave reformatore që Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët i soillën gjatë periudhës së kaluar.

Në takim, sipas njoftimit, është theksuar se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë shembull në rajon the themel i të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe se vendi mbetet e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjet që paraqesin shembull për zgjidhjen e kontesteve bilaterale.

Sassoli dhe Spsovski u pajtuan se reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt nisjes përfundimtare të bisedimeve për anëtarësim.

Sassoli tha se Ballkani Perëndimor është rajon strategjik i Bashkimit Evropian dhe se Kuvendi Evropian do të japë kontributin e tij për përkrahjen e Ballkanit Perëndimor në Samitin në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat