Çulev: Spasovski ka keqpërdorur detyrën në lidhje me prokurimin e çizmeve të policisë

Maqedonia

Çulev: Spasovski ka keqpërdorur detyrën në lidhje me prokurimin e çizmeve të policisë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Foto Ilustrim

Ministri teknik i MPB-së, nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev sot ka shprehur dyshimet e tija në lidhje me keqpërdorime të mundshme nga ana e paraardhësit të tij, Oliver Spasovski, gjatë prokurimit të çizmeve të policisë.

Sipas asaj që figuron në dokumente, tenderi në fjalë, që daton nga viti 2016, e që iu dha kompanisë “Piko Kiril”, e cila duhej që brenda dy muajsh të dorëzonte 3 000 çizme.

Edhe pse firma nuk i ka dorëzuar, Spasovski nuk e ka ndërprerë kontratën.

Çizmet kanë arritur pas një viti, ndërsa MPB-ja ka paguar 15 milion euro.

“Opinioni duhet të dijë që sipas Ligjit, në këtë rast, MPB-ja ka pasur për detyrë ta ndërpresë kontratën dhe të paguajë garanci bankare, më pas të zbatojë procedurë të re për prokurimin publik të çizmeve të policisë. Por ai as që e ka ndërprerë kontratën dhe nuk ka mundur ta paguajë garancinë bankare, pasi për shkak të vonesës së dorëzimit të garancisë bankare tashmë kishte skaduar, dhe shtyrja e saj nuk është bërë.

Përveç kësaj, për kompaninë, nuk është vendosur as referencë negative, obligim të cilin Ministria e Brendshme e ka pasur sipas Ligjit për Prokurim Publik”, ka thënë Naqe Çulev, ministër teknik i MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat