Kostadinov: Mickoski kopjon programin e LSDM-së - Bota Sot
Kostadinov: Mickoski kopjon programin e LSDM-së

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski kopjon programin e LSDM-së

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:33
Kostadin Kostadinov

“Mickoskit, kur të kapin duke kopjuar, bie në provim. Mickoski ra në provim, mund të paraqitet pas katër viteve, nëse ende mbetet kryetari i OBRM-PDUKM-së pas humbjes së 12 prillit”, tha sot zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në konferencë për shtyp.

“Sot e pamë se si ekzekutuesi i Gruevskit, Hristijan Mickoski, po e kopjon programin e LSDM-së për infrastrukturë”, thotë Kostadinov.

Sipas tij, Mickoski nuk ka ide e as program dhe se është i fokusuar në mbrojtjen e krimit të Gruevskit.

“Asgjë s’ka ndryshuar në OBRM-PDUKM, mbetet e partia e njëjtë, parti e kapur nga Nikolla Gruevski. Qytetarët e dinë, për 11 vite sundim të OBRM-PDUKM-së u ndërtuar 10 kilometra rrugë. Opinioni e din se gjatë sundimit të OBRM-PDUKM-së paratë e buxhetit shkonin në barok, përmendore në vend të autostradave, kanalizime dhe ujësjellës. Çdo projekt ishte i kriminalizuar me skandale korruptive, me përqindje, ashtu siç dëgjuam në bisedat e Gruveskit dhe Janakieskit të llojit ‘të mos e teprojmë'”, deklaroi Kostadiniv.

Ai shtoi se për dallim nga partia e Mickoskit, LSDM për vetëm dy vite e gjysmë ndërtoi 750 kilometra rrugë, përfundoi autostradën Milldainovci Shtip dhe nisi ndërtimi i autostradës për në Ohër ku rregulluan disa gabime në projekt.

“S’ka rrugë në vend që nuk është rindërtuar apo është në fazën e rindërtimit. Për vetëm 2.5 vite ndërtuan 400 kilometra kanalizime dhe ujësjellës”, tha Kostadinov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat