Çulev: Lajm i rremë është dorëheqja ime

Maqedonia

Çulev: Lajm i rremë është dorëheqja ime

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Naqe Çulev

Ministri teknik i brendshëm, Naqe Çulev ka demantuar lajmin se gjoja ai do të japë dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë teknike. Ai thotë se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe ka të bëjë me lajm të rremë.

Sot nëpër mediume të ndryshme në Maqedoninë e Veriut u shpërnda lajmi se naqe Çulev do të japë dorëheqje nga posti i ministrit teknik në qeverinë e Maqedonisë së Veriut në shenjë solidarizim me Rashela Mizrahi, ministre teknike për Punë dhe Politikë Sociale, të cilën e shkarkoi Kuvendi për shkak se kishte shkelur ligjet dhe Kushtetutën e RMV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat