Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nga e hëna e ndalojnë eksport-importin e mbeturinave RDF

Maqedonia

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nga e hëna e ndalojnë eksport-importin e mbeturinave RDF

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 14:30
Bullgaria-Maqedonia

Nga e hëna hyn në fuqi ndalesa për importin dhe eksportin e naftës nga mbeturinat në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kjo ndalesë është në pajtim me ndryshimet në Ligjin për menaxhim me mbeturina, i cili u miratua në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, para shpërndarjes së tij, me të cilin ndalohet importi i mbeturinave që shfrytëzohen si burim energjie.

Për këtë ndalesë dje ka folur edhe ministri për Ambient Jetësor dhe Ujëra i Bullgarisë Emil Dimitrov, i cili pardje ishte për vizitë në Shkup, ku edhe realizoi takim me homologun e tij në Maqedoni, Naser Nuredini.

“Ne e kemi mbyllur Maqedoninë për mbeturina RDF. Nga e hëna as prej Bullgarisë në Maqedoni, e as prej Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, nuk do të kalojnë mbeturina të tilla. Nga vendet e jashtme nuk ka pasur, as nuk do të ketë”, tha Dimitrov.

Ai gjatë ditës së hënë kur ishte për vizitë në Shkup, shprehu gatishmëri për bashkëpunim në lidhje me kontrollet nëpër kalimet kufitare dhe shtoi se Bullgaria do të angazhohet që të ndalojë futjen e mbeturinave RDF në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat