Të paktën 3 të arrestuar nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit

Maqedonia

Të paktën 3 të arrestuar nga aksioni i policisë në Krushopek të Sarajit

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 20:14
Foto Ilustrim

Nga informacionet e para që vijnë nga operacioni që po zhvillohet në këto momente në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.

Ndërsa informacionet e para thonë se në kamionin me banane ku u gjet droga ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Informacionet e para thonë po ashtu se kokaina fillimisht ka ardhur nga Kolumbia (Amerika e Jugut) në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Kope.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat