Privohet nga liria një vajzë, sulmoi me mjet të mprehtë një shtetas turk

Maqedonia

Privohet nga liria një vajzë, sulmoi me mjet të mprehtë një shtetas turk

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 12:25
Foto Ilustrim

Një person është shtruar mbrëmë në spitalin e Gostivarit, pasi që më parë, në rrethana të pazbuluara ishte therë me thikë. Sipas informata jozyrtare, sulmit i kishte paraprirë një zënkë.

Sipas SPB Tetovë, mbrëmë (19 shkurt), rreth orës 20:30 në Stacionin policor Gostivar, nga Qendra mjekësore Gostivar ishte paraqitur se në dalje të Gostivarit, në rrugën magjistrale drejt Tetovës, është gjetur O.A.H. (23) nga Republika e Turqisë me plagë nga mjet i mprehtë. I lënduari, përndryshe ka qenë me qëndrim të rregulluar në Gostivar.

Ai ishte dërguar në Qendrën urgjente Gostivar për ofrim të ndihmës mjekësore. Në orën 22:00, lidhur me ngjarjen, për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale “tentim vrasje” nga liria është privuar K.D. (24) nga R. e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Gostivar.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngrihet padi adekuat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat