Çulev: Në Krushopek u konfiskua vetëm një kilogram kokainë

Maqedonia

Çulev: Në Krushopek u konfiskua vetëm një kilogram kokainë

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 13:45
Naqe Çulev

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në konferencë për shtyp vërtetoi se gjatë aksionit të mbrëmshëm në Krushopek të Shkupit është konfiskuar vetëm një kilogramë kokainë.

Çulev tha se janë arrestuar katër persona ndërsa dhe se ky operacion është ndërkombëtar ku janë përfshirë disa shtete të tjera.

“Nuk e di se për sa kokainë në total bëhet fjalë, ne koksifikuam vetëm një kilogramë. Pjesa tjetër është në vend tjetër. Me këtë nuk rrezikohet hetimi i shteteve partnere. Është maksimumi që mund ta them”, tha Çulev.

Ai tha se katër të arrestuarit janë J.K shtetas i Malit të Zi, J.E i biri i pronarit të magazinës dhe R.I i cili ka bërë bartjen dhe se gjatë kontrollit të bananeve, kakinë është gjetur në paketim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat