Mançevski: Transferimi i administratorëve në sektorin privat do të bëhet pas zgjedhjeve

Maqedonia

Mançevski: Transferimi i administratorëve në sektorin privat do të bëhet pas zgjedhjeve

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 14:18
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot deklaroi se procesi i transferimit të të punësuarve nga sektori publik në atë privat, do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve, pasi në periudhën parazgjedhore janë të ndaluara ndryshimet në administratën publike.

Ai tha se do ta shqyrtojnë propozimin e konfederatës së sindikatave të lira, që paratë të cilat shteti planifikon t’ua paguajë biznesmenëve të cilët do të punësojnë administratorë, t’i jepen Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, si dhe të sillet ligj për pensionim të parakohshëm, me çka sipas tij do të ulej numri i administratorëve.

“Propozimin e konfederatës do ta shqyrtojmë. Deri tani janë thirr takime të shumta, ku nuk prezantuan, por do ta shqyrtojmë dhe do të përgjigjemi në mënyrë adekuate”, tha Mançevski.

Ai shtoi se akoma nuk ka përfunduar analiza funksionale me të cilën duhet të bëhet riorganizimi i plotë i institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat