Maqedoni, edhe pesë kompani fituan leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Maqedonia

Maqedoni, edhe pesë kompani fituan leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 17:57
Foto Ilustrim

Disa kompani për kultivimin e marihuanës mjekësore fituan licenca në fillim të këtij viti.

Siç thuhet në mbledhjen e 41-të të qeverisë të mbajtur para pesë ditëve (15.02.2020), dy kompani kanë marrë pëlqimin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjeësore, ndërsa kompanitë janë ‘Safe Farma’ nga Demir Kapia dhe ‘Cilam’ e regjistruar në Shkup.

Një ditë më herë, u mbajt mbledhje qeveritare, ku Qeveria i ka dhënë pëlqimin për marihuanë mjekësore kompanisë nga Shkup ‘Eurokan zemjdelie’.

Në të njëjtën periudhë, përkatësisht në mbledhjen e 5-të qeveritare (11.02.2020), pëlqimin e kanë marrë kompanitë ‘MB Biocentrum’ nga Shkupi dhe “Marijupharma’ nga Bogdanci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat