OBRM-PDUKM: Zaev i korrupton, keqpërdorë dhe u bën trysni mediave në Maqedoni

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev i korrupton, keqpërdorë dhe u bën trysni mediave në Maqedoni

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 18:46
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “mediat nën kontrollin e Zaevit ditëve të fundit në disa herë janë kapur ‘të gjallë’ se si po shpërndajnë lajme të rreme me porosi të LSDM-së, të cilët ndodhen në panik për shkak të disfatës që do ta pësojnë në zgjedhje”

“Zoran Zaev i keqpërdor mediat, ndërsa Maqedonia është viktimë e regjimit hibrid. 1TV që deklarohej se ishte pro-qeveritare u shndërrua në mjet për haraç, trysni politike dhe marrja të miliona eurove nga biznesmenë. I gjithë opinioni e dëgjoi se Zaev e ka ditur për shumat dhe për personat që po bëjnë haraç”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se MPB dhe Prokuroria me urdhër të Spasovskit dhe Zaevit bënin trysni në ‘NetPress’ vetëm për shkak të një publikimi të një skandali ku ka dyshime për krim serioz nga një përfaqësues të lartë në Qeverinë e LSDM-së.

“Kallëzimet penale dhe trysnia politike kundër redaktorit të ‘Infomaks’, Alekandar Mitovski, gazetari dhe redaktori i ‘Lider’, Ljupço Zlatev, kundër gazetarit Goran Momirovski dhe televizioni Alfa, janë tregues se pushteti frikësohet nga e vërteta dhe nga drejtësia në Maqedonia.”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, ky regjim bashkërisht me LSDM-në dhe Zaevin më 12 prill do të bien nga pushteti ndërsa Qeveria e re, siç thonë nga OBRM-PDUKM, e udhëhequr nga ne do ta çlirojë Maqedoninë dhe mediat nga regjimi i Zaevit.

“OBRM-PDUKM ju bën thirrje prokurorëve të ndershëm dhe profesionalë të inkurajohen dhe të hapin lëndë për rolin e Zaevit në rastin ‘Haraçi’ dhe përfshirjen e tij në financimin e aktiviteteve të 1TV-së zhvatëse”, shkruan në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat