LSDM: Makineritë janë blerë me procedurë transparente

Maqedonia

LSDM: Makineritë janë blerë me procedurë transparente

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 19:28
Foto Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM thonë se OBRM-PDUKM është parti e mishëruar në gënjeshtra, trillime dhe me shkrime të krijuara artificialisht vazhdon në stilin e tyre të njohur.

Nga atje thonë se gënjeshtrat e OBRM-PDUKM-së për tender të rregulluar nga Radmmilla Sheqerinska nuk kaluan.

“Makineritë për të cilat ishte duke folur nënkryetari i OBRM-PDUKM-së gjatë një debati televiziv me ministrin e mbrojtjes, dhe më pas u dha njoftim edhe partia e tij, u blenë në një procedurë të tenderimit publik, me të gjitha dispozitat ligjore të respektuar plotësisht”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se po kjo parti OBRM-PDUKM ishte kundër miratimit të Ligjit për Mbrojtje, e cila ishte e rëndësishme për anëtarësim në NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat