Spasovski: Nëse Çulev do të menaxhonte më mirë MPB-në nuk do të kishte krizë me pasaportat

Maqedonia

Spasovski: Nëse Çulev do të menaxhonte më mirë MPB-në nuk do të kishte krizë me pasaportat

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 21:03
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot tha se qeveria është në dijeni të krizës aktuale të pasaportave. Ai drejtpërdrejt akuzoi se ministri aktual i brendshme Naqe Çulev është fajtor për këtë, i cili sipas Spasovskit merrej me çështje të parëndësishme në vend të çështjeve thelbësore.

“Javën e kaluar, qeveria u informua për të gjithë situatën me mungesën e pasaportave në vend. Menaxhim më i mirë, mënyra sesi funksionon institucioni brenda dhe neglizhenca me gjërat thelbësore sesa me çështje të parëndësishme nuk do të çonin në një krizë të tillë, megjithatë ne tashmë jemi duke menduar se si të arrihet një zgjidhje përfundimtare”, tha Spasovski.

Ministri Naqe Çulev, ndërkohë, thotë se përgjegjësia duhet të kërkohet nga palët e treta, dhe akuzoi edhe ish-Ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, si dhe ndihmës ministrinë e Brendshëm.

“Prokuroria Themelore Publike duhet të vendosë se cilët persona do t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale për pasaportat. Me siguri do të ketë edhe persona tjerë përveç udhëheqësve. Ndihmës ministri është sigurisht këtu, pasi problemi është edhe në nevojat e blerjes dhe informacionit”, thotë Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat