LSDM: Paga mesatare është rritur falë politikave tona ekonomike

Maqedonia

LSDM: Paga mesatare është rritur falë politikave tona ekonomike

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 09:39
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se falë politikave të tyre ekomomike, paga mesatare është rritur deri në 26.836 denarë.

Ata thonë se të dhënat zyrtare e konfirmojnë saktësinë e politikave dhe masave të LSDM-së në ekonomi dhe investim në kapitalin njerëzor.

“Vazhdojmë me masat të cilat sigurojnë më shumë para në buxhetet familjare dhe me përpjekjet që paga mesatare të rritet në 30.000 denarë. Jemi në rrugë të drejtë dhe për këtë qytetarët më 12 prill do ta japin votën e tyre për paga më të larta dhe përmirësim të standardit të jetesës”, thonë nga LSDM.

Ndryshe, dje Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare neto e paguar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka qenë 26.836 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat