Karaxhovski: Nuk ka nevojë për ndërprerjen e mësimit në shkolla

Maqedonia

Karaxhovski: Nuk ka nevojë për ndërprerjen e mësimit në shkolla

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 13:51
Ilustrim

“Nuk ka nevojë për zbatimin të masave drastike për ndërprerjen e mësimit në shkolla, sepse që të ndërpritet mësimi nevojitet të merret vendim në nivel të Qeverisë, e cila shpall epidemi në shtet”.

Këtë e theksoi sot epidemiologu Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik, në lidhje me atë se a duhet të ndërpritet mësimi nëpër shkolla, për shkak të gripit sezonal.

Ai theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndet Publik, janë ata që japin propozim për ndërprerjen e mësimit, ndërsa deri më tani një propozim i tillë nuk është bërë, as do të bëhet ditëve në vijim.

“Bëhet fjalë për sëmundje e cila tani është në kulm e saj. Kulmi i gripit pritet këtë dhe javën e ardhshme. Në pajtim me kriteret epidemiologjike për grip tani do të rritet numri i të sëmurëve, ndërsa në periudhën që vijon për shkak të përmirësimit të motit dhe temperaturave pranverore numri do të ulet. Çdo virus respirator dhe çdo sëmundje respiratore nuk do të thotë grip, çdo sëmundje respiratore nuk do të thotë bronkit dhe bronkopneumoni. Është normal të ketë teshtitje, kollitje, është norma tani të ketë, në mes të verës nuk ka grip”, shtoi mjeku Karaxhovski.

Ndryshe, deri tani janë regjistruar tre raste të vdekjeve nga gripi sezonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat