Spasovski: Vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve do ta kthejë kredibilitetin e BE-së

Maqedonia

Spasovski: Vendimi pozitiv për nisjen e bisedimeve do ta kthejë kredibilitetin e BE-së

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 17:07
Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski bashkërisht me zëvendëskryeministrin Bujar Osmani dhe me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, u takua me Kryetari i grupit kuvendar ‘Evropë e rilindur’, Dacian Ciolos, Samuel Zhbogarin dhe me Ilhan Quçuk, raportues i Kuvendit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Spasovski dhe në takim bilateral edhe në konferencën e përbashkët që e kishte me Dacian Ciolos falënderoi përfaqësuesit e ‘Renew Europe’ dhe Kuvendin Evropian për mesazhet inkurajuese për euro-perspektivat e vendit.

Ciolosh: Maqedonia e Veriut është e gatshme për nisje të bisedimeve, janë përmbushur të gjitha kushtet

“Për ne është e rëndësishme përkrahja që e kemi nga Kuvendi Evropian, që me intensitet të njëjtë është përkrahja e grupit kuvendar Renew Europe”, tha Spasovski.

Ai shtoi se me përfaqësuesit e këtij grupi kuvendar evropian ndamë qëndrimin se po presim vendimin pozitiv nga Këshilli Evropian për vendin dhe bashkërisht me metodologjinë e re, kredibiliteti i BE-së do të kthehet dhe nuk do të rrezikojë rezultatet e arritura reformuese në Maqedoni të Veriut.

“Për këtë shkak, përmes deputetëve evropian, dërgova mesazh deri të gjitha vendet anëtare të BE-së të marrin vendim pozitiv për nisjen e bisedimeve”, tha Spasovski.

Ai shtoi se Maqedonia ka treguar pjekuri politike dhe kapacitet institucional për reforma serioze dhe janë përmbushur reformat në gjyqësor me miratimin e Ligjit për Prokurori publike që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat