Xhaferi u takua me Ciolos dhe Quçuk: Radha e BE-së të veprojë sipas meritave

Maqedonia

Xhaferi u takua me Ciolos dhe Quçuk: Radha e BE-së të veprojë sipas meritave

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 18:12
Takimi i Talat Xhaferit me Ciolos dhe Quçuk

Talat Xhaferi, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut zhvilloi takim me kryetarit e grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos dhe raportuesin për RMV-në në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk.

Xhaferi e përshëndeti mbajtjen e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e Kryetarit Sasoli, me të cilën edhe njëherë u dëshmuan përpjekjet e Parlamentit Evropian për të marrë pozitën e përfaqësuesit të qytetarëve, informojnë nga kabineti i kryetarit Xhaferi.

Negociatat nuk duhet të jenë jashtëzakonisht politike, burokratike dhe administrative, për arsye se integrimi është para së gjithash për të mirën e qytetarëve. Në qoftë se Unioni dëshiron që vend i caktuar të reformohet dhe të integrohet me sukses në të, Unioni nuk mund të mbajë vendin anësh por doemos të hapë rrugën për integrim dhe ti përfshijë më shumë të rinjtë në këtë proces, theksoi Ciolos.

Ciolos dhe Quçuk theksuan se RMV-ja së shpejti do të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE.

Ndryshe, edhe kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos, i cili përcjelli mesazhin deri te të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat