Çollosh dhe Quçuk: Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kriteret për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Çollosh dhe Quçuk: Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kriteret për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 21 shkurt 2020 Në ora: 19:49
Çollosh dhe Quçuk

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar kriteret për t’i filluar negociatat me Bashkimin Evropian. Tani vijon vendim politik me metodologjinë e re të cilën e propozoi Komisioni Evropian. Vendi ka bërë hapa të mira me ligjin për prokurorinë publike dhe e inkurajojmë të vazhdojë me luftën kundër krimi të organizuar dhe korrupsionit, porositën Daçian Çollosh, lider i grupit të liberalëve në Parlamentin Evropian – “Renew Europe” dhe raporti për Maqedoninë e Veriut në PE, Ilhan Quçuk.

“Metodologjia duhet të miratohet nga Këshilli dhe vendet anëtare dhe pasi të përfundojë kjo mendoj se të gjitha kushtet do të përfundojnë që të fillojë ai proces. Ne në Parlamentin Evropian do të angazhohemi për këtë”, ka thënë Çollosh, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve para debatit të sotëm dedikuar të rinjve dhe Bashkimit Evropian në organizim të Rinisë liberale-demokratike.

Raportuesi për vendin. Quçuk me mesazh se Qeveria dhe opozita së bashku duhet të punojnë në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit.

“Jam i sigurt se mund të ndodhin punë të mëdha në Maqedoninë e Veriut, por për këtë është i nevojshëm vullnet politik. Kjo nuk ka të bëjë vetëm për Qeverinë, por edhe për opozitën dhe angazhimi im është se së bashku mund të punojnë në realizimin e qëllimeve strategjike të vendit dhe nuk shoh qëllim më të mirë strategjik nga ajo që të jetë pjesë e NATO-s dhe vend anëtar i BE-së sepse ata mund të japin standard të lartë demokratik dhe ekonomik të cilët janë shumë të nevojshëm për rajonin dhe vendin”, deklaroi Quçuk, duke porositur se reformat bëhen për shkak të qytetarëve dhe të shtetit.

BE-ja, tha Quçuk, nuk ka të bëjë me elitat politike të vendit, por me qytetarët dhe të rinjtë, sepse ata janë ardhmëria. “Politika e mençur është për 15 deri në 20 vitet e ardhshme, ndërsa nuk është për nesër”, ka thënë raportuesi i PE-së për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat