OBRM-PDUKM: Pas ngecjes së shtetit, është koha që të fillojmë rindërtimin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pas ngecjes së shtetit, është koha që të fillojmë rindërtimin

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 11:04
OBRM-PDUKM

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM thonë se pas 12 prillit, qeveria e re e udhëhequr nga ata do të sjellë një bum në infrastrukturën e Republikës së Maqedonisë.

Pas një ngecje të gjatë të shtetit për shkak të qeverisë së paaftë të LSDM-së, është koha që të fillojmë rindërtimin së bashku me OBRM-PDUKM-në pas 12 prillit.

“Qeveria e re e udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të investojë 300 milion euro në rrjetet e reja të ujit dhe kanalizimeve. Qytetarët e Maqedonisë do të marrin ujë të pijshëm të pastër dhe kanalizime që do t’u mundësojnë atyre të jetojnë një jetë të mirë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se pas 12 prillit, OBRM-PDUKM do të angazhohet për një rinovim që do të lejojë një rritje mesatare të pensioneve prej të paktën 20% në një mandat të vetëm, ose më shumë se 3.000 denarë për secilin pensionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat