Ditët e fundit për marrëveshjeve për koalicionet e mundshme në zgjedhje

Maqedonia

Ditët e fundit për marrëveshjeve për koalicionet e mundshme në zgjedhje

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Pjesëmarrësit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare i bëjnë përgatitjet për shfaqje para qytetarëve, të cilët duhet të votojnë më 12 prill. Këto ditë ata i përgatisin listat zgjedhore dhe bisedojnë për koalicionet e ndërsjella zgjedhore dhe pas zgjedhjeve, i përgatisin fushatat, ndërsa takohen edhe me qytetarët. Të parët koalicionin zgjedhor dje e zyrtarizuan Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ndërsa paralajmërimet për koalicion arritën edhe nga partitë më të mëdha politike LSDM, OBRM-PDUKM dhe BDI.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi përparësi të partisë së tij në lidhje me marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e ardhshme me të gjitha partitë, ndërsa veçanërisht me ato nga blloku politik shqiptar.

“Me BDI-në i zgjodhëm çështjet e mëdha në Qeveri, dhe ne jemi partia e vetme e cila ka varg zgjedhjesh bashkëpunimi me partitë shqiptare, ashtu që pres se do të gjejmë forca për herë të parë të bëjmë koalicion parazgjedhor me partitë nga blloku shqiptar. Koalicionet do të mbahen dhe do të zgjerohen pak, ndërsa nuk do të jetë më vonë se 9 marsi, kur është caktuar kongresi i LSDM-së. Kjo na jep të drejtë për të qenë favorit në këto zgjedhje. I përfunduam bisedat me partnerët e deritanishëm të koalicionit, ndërsa tashmë bisedojmë edhe me të tjerë. Do të vazhdojmë deri në fund të javës së ardhshme kur do ta publikojmë rrumbullaksimin e procesit të dakordimit të koalicionit, ndërsa kemi rreth 27 subjekte politike. Personalisht jam i kënaqur nga negociatat, sepse flasim për vlera, programe, për dhënie të fjalës, diçka që duhet të na bashkojë, si dhe për ndërmarrjen e përgjegjësisë edhe në pushtetin parlamentar dhe në atë ekzekutiv”, theksoi Zaev i cili ishte për vizitë në Vinicë.

Në lidhje me përgatitjet e listave të deputetëve, kryetari i LSDM-së theksoi se ka përfunduar propozimi i kandidatëve të mundshëm në bordet lokale dhe organizatat komunale të partisë.

“Bordet ekzekutive i bëjnë vendimet konkrete sipas kritereve, që pastaj të kalojnë në fazën e ardhshme, kur emrat e të gjithë kandidatëve do të dorëzohen deri te Bordi qendror. Atje do t’i presë një Komision serioz për selektim i përbërë nga ekspertë ndërkombëtar dhe vendor, ndërsa në fund përmes anketave do t’i dëgjojmë qytetarët për atë se kush më mirë mund t’i prezantojë. Më duhet ta përmend se kemi cilësi të re, këtë herë do të kemi lista të burrave-grave si një patent model, përkatësisht 50 për qind burra dhe 50 për qind gra. Ky është hap serioz dhe i guximshëm që e bëjmë dhe është i vlefshëm sepse do ta përfshijmë potencialin e pamjaftueshëm të shfrytëzuar femëror në shtet”, tha Zaev.

Në lidhje me paralajmërimet e liderit të OBRM-PDUKM-së për ndërmarrje të partnerëve të deritanishëm të koalicionit në pushtet, Zaev tha se kjo parti duhet të reformohet në lidhje me ndërtimin e politikave, qëndrimeve dhe strategjive, sepse në të kundërtën ende kohë të gjatë do të mbetet në opozitë.

Lideri i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristijan Mickoski porositi se pas zgjedhjeve janë të mundshme biseda për koalicion me të gjitha partitë politike por sipas parimit program me program, të cilin siç tha, nuk planifikojnë ta ndërrojnë.

Për koalicion, thekson Mickoski, vjen parasysh secili, programi politik i të cilit do të jetë i pajtueshëm me programin e OBRM-PDUKM-së për të cilin do të pajtohen në bazën principiele dhe ashtu do të funksionojnë katër vitet e ardhshme.

“Nëse në një orkestër ju luani në nota të ndryshme, atëherë është e logjikshme se orkestri nuk do të jetë i pëlqyeshëm për veshët e dëgjuesve. Për atë them, nëse ato programe pa marrë parasysh se nga cila parti politike janë, përputhen me programet e OBRM-PDUKM-së dhe anasjelltas, nuk duhet kjo të jetë rrugë njëkahëshe, të gjitha partitë politike vijnë parasysh duke e përfshirë edhe BDI-në”, ka saktësuar Mickoski.

Mendojnë, citoi të fitojnë 61 deputetë më 12 prill, sipas analizave të tyre janë shumë afër asaj shifre. Ndërsa menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, thotë, janë të mundshme biseda me të gjithë faktorët politik në shtet duke e përfshirë edhe koalicionin e ri midis Aleancës së Shqiptarëve dhe Alternativës.

Ajo parti politike që në zgjedhjet parlamentare do të fitojë në bllokun shqiptar duhet ta paraqesë vullnetin e Shqiptarëve, përderisa fitojnë partitë të cilat do të bëjnë koalicion parazgjedhor dhe ato duhet të hyjnë në pushtet, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me partitë e mundshme parazgjedhore të koalicionit nga blloku shqiptar me LSDM-në.

“Një gabim është bërë në vitet 2006-2008 kur në qeveri hyri partia e cila nuk e paraqet vullnetin e shqiptarëve dhe ajo duhet të shkaktojë krizë të thellë politike, zgjedhje të shpejta të parakohshme, bllokim të Kuvendit sepse sistemi sipas Marrëveshjes korrnizë nuk njeh paraqitje më ndryshe përveç asaj që e paraqet vullnetin e shqiptarëve. Përderisa fitojnë këto parti kuptohet se ata do të hyjnë në pushtet, megjithatë ai që do të fitojë te shqiptarët ai do t’i prezantojë shqiptarët në qeveri”, theksoi Osmani pas dëshmisë së sotme në gjykatë për rastin “Monstra”.

Liderët politik të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Zijadin Sela dhe Afrim Gashi edhe zyrtarisht dje e nënshkruajtën marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për më 12 prill. Liderët e dy partive thanë se sllogani i koaliconit të tyre do të jetë “Një shtet për të gjithë”. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, në fjalimin e tij potencoi se ky është moment i emocioneve sepse gjatë gjithë kohës ka “forca të cilat pa ndërprerje punojnë kundër koalicionit të tyre”.

“Nuk kam dilemë se ky moment i bashkimit për ne si Aleancë për Shqiptarët dhe për Alternativën është shumë i rëndësishëm. Me këtë gjest ne bëjmë një hap përpara drejt përforcimit dhe rritjes së zërit shqiptar. Ky është qëllimi i koalicionit tonë, e cila hapëron sigurt për sjelljen e ndryshimeve më 12 prill, ndryshimi i shumëpritur në shoqërinë shqiptare këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Sela.

Kur flas për ndryshim, shtoi ai, mendoj për kthim të demokracisë që mungon brenda shoqërisë shqiptare.

“Kështu ne i kuptojmë këto 18 vjet, ku si rezultat i zgjedhjeve nuk është ndërruar partia politike e cila ka qeverisur në shoqërinë shqiptare dhe në këtë monizëm politik ne së bashku me ju, së bashku me popullin shqiptar do t’i japim fund më 12 prill. Kjo datë nuk duhet të jetë ditë kur kjo marrëveshje e jona nuk do të vlejë më, por 12 prilli është dita kur marrëveshja jonë do të përforcohet me votën e shqiptarëve, një nga një, përkatësisht data 13 është dita kur do ta ndjejmë ndryshimin dhe atë që së bashku me Afrimin e nënshkruajmë “Një shtet për të gjithë”, tha Sela.

E ngjashme ishte edhe deklarata e liderit të Alternativës Afrim Gashi, i cili theksoi se bashkimi i këtyre dy subjekteve politike shqiptare nuk ka për qëllim urejtjen, nuk ka për qëllim urrejtjen ndaj shqiptarëve ose bashkësive tjera.

“Këtu jemi për të deklaruar se pas 12 prillit ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pa dallim se për cilën parti ata do të votojnë, ata duhet të jenë të sigurt se ne do t’u shërbejmë të gjithëve pa dallim të bindjeve të tyre politike dhe të tjera. Bëjmë gjithçka për “Një shtet për të gjithë”, ta jetojmë pas 12 prillit. Për ne më e rëndësishme është dita që vijon pas 12 prillit, se sa ditët deri më 12 prill”, tha Gashi.

Ai është i bindur se fitorja më 12 prill është e sigurt, por thotë, përgjegjësia e tyre rritet pas kësaj dite.

Në pyetjen e gazetarëve nëse me nënshkrimin e marrëveshjes për koalicion më nuk ka shpresa për koalicion tripartiak, Sela u përgjigj se ata që ishin për bashkëpunim dhe bashkim që të unifikohet zëri i Shqiptarëve sot janë këtu dhe i atyre që vetë u përjashtuan u dëshiroi suksese dhe apelon të fokusohen në ndryshimet.

Gashi informon se ai do të jetë bartës i listës në njësinë zgjedhore 2, ndërsa Sela në NJ.Z 6 dhe shtoi se për to shifrat asnjëherë nuk kanë qenë problem. Tha se beson që ata si liderë të partive politike duhet ta udhëheqin këtë proces zgjedhor, ndërsa jo të fshihen nën emra tjerë.

Sela potencoi se nga nënshkrimi i marrëveshjes nuk do të ketë deputetë të Aleancës dhe të Alternativës por do të ketë deputetë të popullit që do të kontribuojnë për ndryshime.

Në pyetjen e gazetarëve rreth deklaratës së liderit të BDI-së Ali Ahmeti se nuk frikohet nga mposhtja, Sela tha se Ahmeti e di që me fitoren e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën do të vjen barazia dhe mundësitë për të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat