Mickoski: Nevojitet investime në ekologji dhe energji

Maqedonia

Mickoski: Nevojitet investime në ekologji dhe energji

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:16
Hristijan Mickoski

Investimi në ekologji dhe energji nënkupton investim në shëndetin e të gjithëve dhe në të ardhmen e të gjithëve, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp.

“Për fat të keq kemi një ndalesë të plotë për tre vjet. Kemi humbje në vend të fitoreve, kemi frena projektesh, jo realizim”, tha Mickoski.

Ai tha se na u premtua ajri i pastër alpin dhe morëm një shtet me ajrin më të ndotur në botë. Premtuan gazifikimin realizim kemi zero. Akumulimet e zbrazëta të hidrocentraleve, humbjet dhe riparimet më shtrenjta për më shumë para për ndërmarrjet e afërta me qeverinë. Ajri i ndotur na mori shëndetin, të ardhmen tonë.

Mickoski tha se gjërat duhet të ndryshojnë, ne duhet të investojmë në shëndetësi, por edhe në energji, kjo është e ardhmja jonë.

Mickoski nga ana tjetër tha se po bisedohet me të gjitha partitë edhe ato shqiptare për të arritur ndonjë koalicion të mundshëm me to. Mickoski tha se Lëvizja Besa duhet të jetë e kujdesshme kur bisedon me LSDM-në sepse sipas tij, Zaev një herë e ka gënjyer Besën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat