Zbulohen 47 emigrantë në një furgon në Strumicë

Maqedonia

Zbulohen 47 emigrantë në një furgon në Strumicë

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Dyzetë e shtatë emigrantë u zbuluan në një kamion të parkuar afër Strumicës, ndërsa shoferi i automjetit u arratis.

Dje rreth orës 19:00, duke dalë nga fshati Bansko drejt Svidovicës, policia gjeti një furgon të parkuar me targa të Shkupit të markës “Fiat Duko”, në të cilin u zbuluan 47 migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku, ndërsa shoferi është arratisur.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa emigrantët janë transferuar në stacionin policor në Gjevgjeli.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Strumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat