Nuhiu konfirmon 3 viktimat, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedonia

Nuhiu konfirmon 3 viktimat, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:38
Agim Nuhiu

Në fshatin Rramanli të Kumanovës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu një bombole gazi dhe si pasojë mbetën të vdekur 3 fëmijë dhe 7 persona të plagosur ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu.

Pasi u drejtoi ngushëllimet familjarëve Nuhiu bëri bilancin paraprak të ngjarjes ku dhe konfirmoi 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosur, ku për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor.

“Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi më pas ka shpërthyer edhe zjarri ku për pasojë kemi tre viktima dhe 7 të lënduar. Viktimat janë të moshës 8-11 vjeç. Të lënduarit janë transportuar në Shkup. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë po ashtu në terren janë ekspertët e Prokurorisë”, tha Nuhiu.

Tre nga shtatë të lënduarit janë në rrezik për jetë, informojnë për AIM-në nga Qendra Klinike “Shën Naum i Ohrit”.

“Sot rreth orës 11:20 në Qendrën Klinike, katër pacientë janë sjell të moshës prej 30 deri në 54 vjeç, të lënduar si pasojë e shpërthimi të bombolës së gazit. Pacientët kanë vuajtur nga dëmtimet e djegies së trupit të shkallës 3 dhe 4, dy prej të lënduarve janë shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy pacientë janë shtruar në spital në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, tha mjeku Ilir Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat